-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i “Vetëvendosjes”: Rama sillet si i huaj në raport me Kosovën

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi kritikoi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se po sillet si i huaj në raport me Kosovën, pasi kreu i qeverisë shqiptare dje u pozicionua krah SHBA kundër policisë së Kosovës për aksionin në komunat veriore. Rrustemi tha se ka pritur që në këto raste spektri shqiptar të jetë i bashkuar.

Tensionet në veri, Kurti i përgjigjet SHBA-BE: Nuk kishim rrugë tjetër

“Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe shqiptar po sillet si ndërkombëtar, si i huaj në raport me Kosovën. Është për të ardhur të keq. Është e rëndësishme që spektri shqiptar të jetë i bashkuar në këtë rast. Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Rama duhet të sillet si kryeministër shqiptar. Nuk mund ta përfytyroj se si shteti i së drejtës po i kontribuojka tensioneve”, ka thënë deputeti i VV-së në “Interaktiv” të KTV-së.

Aksioni në veri lëkund raportet Kosovë-SHBA

Ai ka thënë se edhe partitë politike opozitare të Kosovës duhet të jetë unike për sovranitetin e vendit. “Spektri politik duhet të jetë unik sa i përket ligjshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Nuk mund të kuptoj sjelljen e partive opozitare të Kosovës. Ne kemi detyrim zbatimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Rrustemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit