-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dua të bëhem i pasur” – Anila Hoxha: Fëmija grabiti pensionet me pistoletë lodër

Kryesoret

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se si fëmijët e adoleshentët bien në rrjetën e zezë të platformave sociale online, dhe impaktohen deri në depresion.  Ajo solli shembullin e dy rasteve që kanë ndikuar negativisht në jetën e adoleshentëve, duke i lënë atyre pasoja të rënda. Hoxha tregoi rastin e një fëmije shembullor në shkollë, që zgjodhi të krijonte para në mënyrë të shpejtë dhe jeta e tij mori kthesë për keq papritur.

Ndërsa tregoi edhe rastin e një tjetër adoleshenti, i cili pasi kishte kryer një vjedhje, investoi dhjetë vite në mësime për t’u bërë prokuror, por ligjet e hekurta nuk pyetën për ëndrrat e tij, pasi vjedhja e krejtësisht panevojshme në moshën 14-vjeçare i kishte lënë një shenjë që nuk e lejonte të ndiqte profesionin e ëndrrave.

“Një rast nuk e harroj, kjo histori ndodhi jo shumë larg qendrës së qytetit. Një fëmijë që përditë përpiqej të ishte sa më i dalluar, filloi të krahasohej me një bashkëmoshatar që vinte me makinë luksoze çdo ditë, i bullizonte të gjithë. Ky fëmijë pasdite punonte në lavazh dhe një ditë thotë stop, edhe unë dua të bëj para, merr një pistoletë lodër, dhe me dy bashkëmoshatar të tjerë shkon e grabit pensionet. Në këtë moment atij i shkatërrohet jeta.

Është edhe një rast tjetër i një personi që kishte bërë kthesë në moshën 14-vjeçare pas një vjedhjeje të panevojshme, më vonë ai doli i dyti në magjistraturë për prokuror, ndryshoi katërciprisht dhe u bë nxënës model. Edhe ky personazh është për tu kthyer në një rast. U skualifikua nga KLP-ja, Kushtetuesja i tha për shkak se kërkoni të jeni prokuror nuk mund të bëni një gjë të tillë prej vjedhjes në moshën 14-vjeçare” tha Anila Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit