Autoritetet gjermane dhe belge në bashkëpunim me EUROPOL kanë bërë të mundur shkatërrimin e një bande kriminale e cila merrej me drogë dhe pastrim parash në të gjithë Evropën.
Operacioni u krye më 25 maj ku mbi 300 oficerë bastisën në të dy vendet ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal të strukturuar në familje, i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Ndërkohë identiteti i tyre nuk është bërë publik. Por identiteti i asnjë prej tyre nuk është bërë me dije.
Gjatë operacionit u konfiskuan: 1 plantacion kanabisi, 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje të fshehura për drogë, 3 armë zjarri dhe mbi 700 000 euro në para të gatshme.
Hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura ku më pas shpërndahej në të gjithë Evropën.