Kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic pasditen e sotme ka folur në lidhje me tensionet e zhvilluara në dje në veri të Kosovës.
Ai është shprehur se përfaqësuesit e shteteve ndërkombëtare duhet që në vend të “tweet”-eve dhe reagimeve të ashpëra të shpjegojnë se përse populli serb nuk u mbrojt nga KFOR-i.
Petkoviç shtoi se duhet të ndërmerren hapa konkretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të heqë siç i ka quajtur ai pushtuesi nga veriu i Kosovës.
Ai gjithashtu ka hedhur akuza se ndërkombëtarët janë bashkëpuntorë të Kurtit në atë që e ka cilësuar “okupim i veriut”.