-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takim në Sarandë: Kadastra pasqyrë e turpit të PS-së

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim falënderues në Vlorë dhe në Sarandë pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 majit.

Nga Saranda ai u shpreh se Kadastra është më i madh i Partisë Socialiste dhe se ka njerëz që kanë shkelur flamurin e PS-së.

“Ka një gjë që unë besoj se mund t’ua besojmë 100% të gjithëve. Dhe kjo është njerzillëku. Halli që nuk ma zgjidh të paktën ma qaj.

Bashkitë që janë dera e parë për çdo qytetar duhet të jenë më të hapura dhe duhet të kenë edhe më tepër gatishmëri t’i dëgjojnë me respekt.

Kjo votë është sfidë për të rregulluar marrëdhëniet jo vetëm me Bashkinë por me të gjitha dyert e shtetit. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem.

Problemi më i madh është hipoteka, Kadastra. Që është bërë, pasqyra e turpit të PS-së. Pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër, me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e PS-së.

Kanë nëpërkëmbur kontributin, mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në. Dhe kjo është, e pa drejtë. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit