-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia reagon pas tensioneve në veri të Kosovës

Kryesoret

Rusia bëri përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim, pas përleshjeve të dhunshme mes policisë kosovare dhe protestuesve që kundërshtonin kryetarët e rinj shqiptarë të 4 komunave veriore.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e qortuan Kosovën të premten, duke thënë se përdorimi i forcës për të vendosur kryetarë në zonat etnike serbe, minoi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara me Serbinë fqinje, ndërsa NATO të shtunën i kërkoi Kosovës të ulë tensionet, shkruan Reuters.

“Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke shtuar se qortimet e Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit