Ditën e sotme është arrestuar një 38-vjeçar në Durrës pasi në fillim prishi qetësinë në një lokal në zonë bregdetare dhe më pas kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që kryente veprimet për rastin.
38-vheçari me inicialet E. M. po prishte qetësinë publike, në një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13 ku u kërkua ndërhyrja e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për shoqërimin e tij i cili ka kundërshtuar me forcë.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.