-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skemat e manipulimit të votave”, Bardhi: U dhanë banorëve apartamente me qira

Kryesoret

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Sali Berishës, Silvi Bardhi ka denoncuar sot një nga skemat manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit në Tiranë nga PS-ja.

Bardhi tha se Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

“Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK. Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

Është po media e cila ka zbuluar një tjetër skandal të manipulimit të votave në Tiranë.

Emisioni investigativ “Piranjat” ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit