Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atletike (NATO), Jens Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova që të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues.
Stoltenberg për mes një postimi në Twitter njoftoi se ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell duke thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.
“Fola me Josep Borrell për Kosovën. Tani Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e drejtuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar Stoltenberg
Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Përmes reagimeve të tyre, ndërkombëtarët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.