Endrit Shabani nga “Nisma Thurje” duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se forca ku ai bën pjesë ka dyfishuar rezultatin e saj në këto zgjedhje që sapo lamë pas, ndërsa përmendi edhe faktin se kjo forcë politike ka 5 këshilltarë bashkiakë.
Ai vijoi më tej duke thënë se, televizionet i kanë mbyllur derën kësaj nisme gjatë fushatës elektorale dhe se e vetmja mënyrë që i ngelej atyre për të qenë pjesë e debatit, kanë qenë mediat.
“Ne si “Nisma Thurje” e kemi nisur në 2021-n dhe e kemi dyfishuar rezultatin tonë. Në kemi fituar pesë mandate në bashkitë ku garuam.
Pjesa më e madhe e televizioneve kryesore, ne na e kanë mbyllur derën. Po të kishim sistemin e Kosovës, “Nisma Thurje” sot do të ishte në parlament.
Këtu kushtet janë disavantazhuese. E vërteta është që të rinjtë kanë fituar. Duke qenë brenda në Këshill do kemi mundësi të flasim, të nxisim disa debate që nuk i kemi bërë dot deri më sot.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Endrit Shabani.