-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Shqiptarët po vdesin nga zemra

Kryesoret

Sëmundjet e zemrës mbetet vrasësi kryesor në Shqipëri. Edhe pse sipas INSTAT numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2022, është 23.998, duke shënuar një rënie prej 21,3% vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”  vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve.

Në vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve (54,5%) kishin këtë shkak kryesor, teksa një vit më parë zinin 52.4% .

“Sëmundjet kronike të zemrës” (42,2%), “Sëmundjet të enëve të trurit” (22,5%) dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” (22,3%) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grupsëmundjen “Aparati i qarkullimit të gjakut”. Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grupsëmundje kanë shënuar rënie me 18,2%.

Grup-sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën më të lartë të vdekjeve (20,3%). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 4,9% më pak humbje jete. Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 82,3% të vdekjeve për këtë grup-sëmundje dhe shkaku kryesor është “Vdekje nga pleqëria”.

Grup-sëmundja “Tumore” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 13,5% të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin 2021, janë regjistruar 5,7% më pak humbje jete nga kjo grup-sëmundje.

“Tumore malinj të aparatit të tretjes” (36,8%) dhe “Tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” (23,4%) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grup-sëmundje. Krahasuar me vitin 2021, vdekjet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes” zë peshën kryesore në rënien gjithsej të vdekjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit