Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit Alqi Bllako dhe 14 të akuzuarve të tjerë për gjykim të shkurtuar për dosjen e inceneratorit të Fierit.
Kjo është një fitore e vogël për të pandehurit, Koka, Bllako dhe të tjerët pasi nëse shpallen fajtorë, ulet 1/3 e dënimit. Koka dhe Bllako ishin të pranishëm në gjyq në momentin e shpalljes së vendimit.
Në gjykim normal do të vazhdojë procedura për tre të tjerë, mes tyre italianin e pandehur Giuseppe Ciaffaglione dhe Etleva Kondin. Në seancën e radhës SPAK do të japë pretencën me dënimet për të akuzuarit.
Gjykata pushoi çështjen për dy prej të akuzuarve, për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë gjatë hetimit, si edhe për Robert Shabanin, që ishte dënuar me herët nga një gjykatë për të njëjtin fakt penal.
Inceneratori i Fierit/ Rrëzohet Dervishaj, pritet vendimi për Kokën dhe Bllakon