Ditën e sotme situata në veri të Kosovës nuk ka qenë aspak e qetë pasi që në orët e para të para të mëngjesit protestues serbë kanë dalë para ndërtesave komunale.
Nga ky grumbullim i serbëve janë shtuar forcat e policisë si dhe KFOR-i ku është dashur edhe përdorimi i gazit lotsjellës pasi ata kanë tentuar të futen në komunën e Zveçanit.
Protestat në veri të Kosovës, Policia: U detyruam të përdornin gaz lotsjellës
Qëllimi i tyre është për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.
Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës.
Protestave të sotme i është bashkuar edhe Lista Serbe të cilët kanë tentuar të negociojnë që forcat të largohen nga komunat.
Protesta kundër kryetarëve të rinj të komunave, Lista Serbe negociata me KFOR
Për të negociuar me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç.
Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.
“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhërat”, dëgjohet ai duke i thënë ai atyre.