Mesditën e sotme rreth orës 14:25 është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një kanal në fshatin Plug, A. K., 59 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë për largim nga banesa në datë 27.05.2023. Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.