Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.
Kryetarët e rinj të komunave nisin sot punën, serbët protesta në veri të Kosovës
Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Kështu konfirmuan Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.
Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.
Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët paralajmërohet Qeveria e Kosovës që “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.
Tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës kundër protestuesve serbë
Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë tjetër për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan./Telegraf