Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Në llogarinë e saj në Twitter, Kearnsi shkruan se Serbia po i paguan grupet kriminale të serbëve në veri. Ajo po ashtu kujton shkrimin e New York Times që përmend Vuçiçin si simbol i krimit dhe korrupsionit në Serbi.
“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, shkroi Kearnsi.