-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova është Serbi”! Djokoviç: Jam djali i një babai të lindur në Kosovë

Kryesoret

Tenisti serb, Novak Djokovic ka folur për mediat ndërkombëtare pas deklaratës nacionaliste që bëri një ditë më parë, ku pas ndeshjes në Roland Garros iu drejtua kamerës, duke shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

“Kjo është më e pakta që mund të bëj. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë.

Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet”, tha Djokovic.

Megjithatë, tenisti serb u shpreh se është kundër dhunës dhe se çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Më vjen shumë keq për situatën aktuale në Kosovë. Ajo është zemra e Serbisë dhe qendra e shumë ngjarjeve të rëndësishme të vendit tonë.

Beteja të mëdha kanë ndodhur atje, si dhe tempujt dhe manastiret janë të vendosura në këtë territor”, përfundoi tenisti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit