Një ditë pas arrestimit të dy policëve në Tiranë për korrupsion janë zbardhur detaje të reja nga dosja me provat që i çoi pas hekurave, Andi Çelmetën 36 vjeç dhe Hashim Xhixhën 26 vjeç, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i arrestoi me dyshimin se i morën 100 Euro një shoferi për të shmangur masat e tjera administrative pasi e kapën me shpejtësi.
Pas informacioneve se merrnin ryshfet, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u ngriti një kurth, të dy ranë në grackë duke marrë lekët.
“Andi Çelmetës në momentin që hoqi jelekun e kuq të shërbimit i ra në tokë kartëmonedha” thuhet në dosje. Tani të dy janë pas hekurave.
Agjenti i futi në kurth! Kush janë dy policët që u arrestuan në Tiranë?