Ditën e sotme në SPAK dëshmoi Henrik Hoxhaj, i penduari i drejtësisë për dy atentatet me 4 viktima të ndodhura 2020-tën, ku u qëlluan dy vëllezërit Besmir e Viktor Haxhiaj dhe Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza.
Hoxhaj tregoi se Nuredin Dumani e kishte porositur për të vrarë Shkozën, por plumbat i morën jetën edhe Avdisë. Gjithashtu, killeri dëshmoi edhe për atentatin tjetër kundër dy vëllezërve. Ai tha se Dumani i kishte kërkuar që të vriste Besmirin dhe se për Viktorin kishte një tjetër plan, por të dy u vranë.
Henrik Hoxhaj: Dumani më dha 60 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën
“Nuredini më thërriste “kusho”, asnjëherë me emër. Objektiv ishte Besmiri. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Mbaja veshur një jelek të OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj.
“Elio në timon, unë isha mbrapa”! Killeri: Si i vramë dy të rinjtë në Durrës
Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për tu siguruar.
Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha “kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder”. Ai donte t’i vriste pasi Erion Alibej dyshonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”, tha Hoxhaj.