-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti kroat flet për tensionet në veri: Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur!

Kryesoret

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku është shprehur ndër të tjera se, Kosova është shtet i pavarur dhe se këtë realitet duhet ta pranojë Serbia, raporton index.hr.

Ai tha se në samitin e kaluar të NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin Kosovën.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian. Por, kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, në një rënie të imunitetit, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

Presidenti kroat deklaroi se duhet të ndalojmë së përsërituri se Kosova është Serbi, “Nuk është vëlla, është punë e mbyllur”.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, ka thënë se kontingjenti kroat në Kosovë është i sigurt dhe se nuk do të ketë tërheqje.

“Nuk bëhet fjalë për tërheqje të kontingjentit, Kroacia si një anëtare e përgjegjshme e NATO-s ka detyrimet e saja, të cilat i përmbush në mënyrën më të mirë. Gjithçka është e sigurt, ushtria jonë është e gatshme për detyrat që kanë përpara”, tha Banoziq.

Kontingjenti kroat i KFOR-it në Kosovë ka gjithsej 151 pjesëtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit