PD e Shkodrës ka reaguar mbrëmjen e sotme pas shoqërimit në polici të Drejtorit të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Arvid Bushati, njëherazi edhe nënkryetari i FRPD-së së Shqipërisë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte duke konsumuar një kafe së bashku me kryetarin në detyrë, Bardh Spahia.
Ndër të tjera në reagimin e PD Shkodër thuhet se, efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj.
“Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, policia e shtetit vijon ti bindet urdhrave politik. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës, n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati.
Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen. Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion.
EMRI/ Po pinte kafe me Bardh Spahinë, shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellësit në Shkodër
Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej çdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim.”, thuhet në reagimin e PD së Shkodrës.