Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiç ka reaguar pas tensioneve të cilat po zhvillohen prej 2 ditësh në veri të Kosovës.
Sipas Janjiç pushteti në Serbi po e kupton se ky është fundi i epokës së Sllobodan Millosheviçit dhe se kanë shumë për të humbur, por me metodat që përdorin përshpejtojnë fundin e tyre.
Ai shtoi se po shkaktojnë dëme në njerëz dhe materiale.
“Kjo është hera e parë që një grup personash me ‘koktej molotovi’, të stërvitur për të luftuar dhe sulmuar ushtarët, befas dalin nga një protestë e organizuar.
Kjo ndodhi sepse që nga mëngjesi në media është interpretuar se KFOR-i ka pajisje për të shpërndarë demonstratat për të rrahur serbët.
Ata nuk e kuptojnë se kur ushtria pajiset në këtë mënyrë ka një detyrë shtesë, dhe detyra ishte që KFOR-i të siguronte tërheqjen nëse ka marrëveshje për tërheqjen e kryetarit dhe forcave policore”, tha Janjiç për Al Jazeera.
“Formalisht ata i udhëheq Lista Serbe. Ka gjithashtu përfshirje të ngathët dhe të drejtpërdrejtë të autoriteteve dhe disa shërbimeve.
Ata duhet të ndalojnë atë lojë që e kanë trashëguar nga periudha e Millosheviçit. Ata e kuptojnë se ky është fundi i epokës së Millosheviçit dhe se kanë shumë për të humbur, por metodat që po përdorin po e përshpejtojnë fundin e tyre.
Çfarë është më e keqja, ata shkaktojnë dëme njerëzore dhe materiale, si dhe dëme politike për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.