Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë telefonike me prestigjiozen britanike “The Guardian” ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në deklaratën e tij Kurti u shpreh se ai ka kundërshtuar kërkesën emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që kryetarët të mos i dërgojnë në objektet komunale të komunave veriore.
“Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka deklaruar Kurti.