-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tradhtari ishte brenda”! Doshi: Basha luftoi që opozita të humbiste në Shkodër

Kryesoret

Zgjedhjet e 14 majit treguan se PSD e Tom Doshit ishte faktor pasi mori mandate për Këshilla Bashkiak në veri e jug. Por për Tom Doshin, nuk është e habitshme që Sali Berisha ka humbur cdo bastion të së djathtës sepse nuk është më perspektivë dhe kanë tradhti brenda tyre.

Kreu i PSD pretendon se Lulzim Basha, i cili ka qëndruar jashtë syrit publik gjatë fushatës së 14 majit, në të vërtetë ka mbështetur kandidatin socialist në Shkodër, Benet Becin vetëm që Sali Berisha të humbte edhe bashkinë e vetme që i kishte mbetur.

“Luli ka luftuar që Berisha të humbasë. Kemi rastin e Shkodrës, meqë Berishës i dhemb shumë Shkodra, e ka ruajtur si kala.

Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste, se as komisioner nuk kishin. Ata kërkojnë përgjigjen brenda llojit, mos të vijnë ta kërkojnë te unë, as te PSD”, tha Tom Doshi.

FNga zgjedhjet e 14 majit rezultoi se forcë e parë në garën për këshillat bashkiakë, në 4 nga 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës ishte PSD e Tom Doshit.

Por jo vetëm në Shkodër, PSD-ja e Tom Doshit arrin të thyejë PD-në Mirditë duke marrë më shumë këshilltarë ndërkohë që në kryeqytet PSD i heq PD-së mandatin në këshillin bashkiak. PSD arriti të sigurojë këshilltar në shumicën dërrmuese të bashkive në vend, duke arritur shifrën 114 këshilltarë në total.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit