Zbulohen emrat e tre personave që tentuan të bënin vrasje në Berat. Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, një motor dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes. Shpallen në kërkim 3 persona, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin dhe vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Por kush tre personat që do të kryenin vrasjen?
Policia thotë se për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët. Në kërkim janë;
Hamit Berisha 55 vjeç, banues në Kosovë;
Arli Shehu 30 vjeç, banues në Korçë;
Ermal Gora 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si u zbuluan?
Policia thotë se pasi ka siguruar informacion se disa persona do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit kanë organizuar punën për ta parandaluar atentatin duke ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
“Autorët që kishin planifikuar këtë atentat në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara” thotë policia.
Nga kontrollet u gjet një makinë, motori i vjedhur me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), armë zjarri automatik me silenciator, pistoletë me silenciator dhe fishekë.
Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, Ermal Gora u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Kush ishte në shënjestër? Killerat nisen për vrasje me silenciator dhe skafandra