Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet këtë të martë nëpërmjet një rruge provizore në Dragostunjë, e cila do të jetë funksionale nga ora 12:00.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e sigurt, duke e vlerësuar këtë zgjidhje si më të shpejtën dhe më të sigurtën.
“Kjo ishte zgjidhja më e shpejtë. Ne e kemi testuara, janë marrë masa paraprake. Gjithashtu disiplinimi i urave, në ndihmon shumë. Ne këtë çështje i kemi adresuar për të marrë masat e duhura dhe kjo është zgjidhja më e shpejtë për të mirën edhe të ekonomisë”, tha ai.
Ai theksoi se shembja e rrugës u shkaktua nga erozioni dhe jo nga gërmimet, duke shmangur kështu rreziqe më të mëdha për infrastrukturën dhe ekonominë.









