Nis dita e tretë e protestës së serbëve në veri të Kosovë. Protestuesit serbë në Zveçan kanë shpalosur edhe një flamur të Serbisë të përmasave të mëdha.
Në Zveçan, ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojnë me gjemba. Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.
Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.