Një aksident i rëndë mes tre makinave është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur. Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë në kthesë dhe lagështia në rrugë.
Fatmirësisht mësohet se nga ky aksident nuk ka të lënduar. Sakaq, raportohet se aktualisht trafiku është tepër i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.