-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gent Sejko: Rritja e pagave do të rrisë çmimet! Jam kundër bordeve

Kryesoret

Qeveria miratoi javën e kaluar rritjen e pagave për administratën dhe institucionet e pavarura, por edhe Kuvendin dhe ministrat. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se nëse do të kemi rritje pagash pa rritje të produktivitetit ndikimi në inflacion do të ishte më i lartë.

Sejko: Goditen kredimarrësit! Mos kërkoni raketë, kur ne jemi akoma te karroca

Rritja e pagave sjell rritje konsumi dhe rritja e konsumit sjell inflacion. Të paktën teorikisht. Do të ketë një rritje në inflacion. Rritja e pagave jo vetëm publik por edhe privat, pagat kishte ardhur momenti që duhet të ishin rritur. Nëse do të kemi rritje pagash pa rritje të produktivitetit ndikimi në inflacion do të ishte më i lartë” tha ai.

Sejko u shpreh gjithashtu se është kundër bordeve të çmimeve. “Tregu është i lirë, çmimi duhet të përcaktohet në treg. Kjo është një ndërhyrje radikale për të shmangur spekulimet. Nuk kam shumë informacion. Bordet nuk janë të rekomandueshëm dhe të pëlqyeshëm”.

E vendosi theksin te emigracioni. “Emigrimi është një rrezik serioz për skemën e pensioneve”. Kishte një koment edhe për punonjësen e arrestuar për mashtrim disa ditë më parë në Tiranë. “Del ndonjë dru i shtrembër, por ishte me kontratë provizore, jo të plotë” deklaroi ai.

Gent Sejko: Inflacioni, konsumi dhe bankat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit