-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Goditen kredimarrësit! Mos kërkoni raketë, kur ne jemi akoma te karroca

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend. Përpara deputetëve bëri një rezyme të situatës së vitit të kaluar dhe këtij viti më pas u përball me pyetjet e deputetëve. Inflacioni, tha se pret që të ulet, por jo normat e interesit.

Normat e interesit do të vazhdojnë në rriten. Përfitojnë depozituesit dhe goditen kredimarrësit. Nëse rritet inflacioni ne do të vazhdojmë të rrisim normën e interesit. Mund të kemi një ose dy rritje norme interesi këtë vit.

Ecuria e inflacionit varet nga kursi i këmbimit, inflacioni dhe tregjet ndërkombëtare. Inflacioni po vjen duke rënë. Kursi i këmbimit. Ne kemi një regjim të lirë. Ka një ofertë të shtuar të Euros në vendin tonë. Kemi një rritje të lartë” tha ai.

Për të treguar nivelin ku ndodhet sistemi shqiptar, Sejko mori shembullin duke u kthyer përgjigje atyre që kërkojnë që të futet Monedha dixhitale e Bankës Qendrore.

Central Bank Digital Currency. Kjo është risi, dhe thuhet ku jeni ju? Sikur e bënë gjithë të tjerët. Askush s’e ka bërë. Ne kemi këto sfida dhe këto halle kaq të mëdha. Ne nuk kemi makinë akoma, do të shkojmë te raketa! Jemi te karroca.

Ne duhet të zhvillojmë sistemet e pagesave, të formalizojmë ekonominë dhe të presim bankat e mëdha qendrore, ta bëjnë produktin dhe kur ta bëjnë do të bashkëpunojmë. Jemi larg. Asnjë bankë nuk e ka lancuar monedhën dixhitale të bankës qendrore” tha ai.

Gent Sejko: Inflacioni, konsumi dhe bankat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit