Sonte do të zhvillohet finalja e Europa League në orën 21:00 në “Puskas Arena” të Budapestit Sevilla-Roma. Spanjollët janë specialistë të këtij kompeticioni, por përballë kanë “Special One”.
Jose Mourinho i ka fituar të pesta finalet europiane. Vitin e kaluar fitoi Conference League në Tiranë dhe sonte kërkon një tjetër trofe me Romën. Nuk do të luajë Marash Kumbulla por ai në tribunë do të jetë edhe pse me paterica.