Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po përfaqëson vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ajo zbuluar rreth diskutimeve të zhvilluara në këtë samit ku është trajtuar edhe situata në veri të Kosovës.
“Në pritjen e organizuar nga presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Osmani i është bashkuar 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian, si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.