-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e do në burg, ish-kreu i Kushtetueses: Shtëpinë e kam me kredi, vilën e ka vëllai

Kryesoret

SPAK ka kërkuar një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, me akuzën e fshehjes së pasurisë.

Bashkim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, teksa deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai.

“Sa i takon huasë 10 mijë euro nga kunati, ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaron të ardhurat në vitet 2000 nga emigracioni. Për apartamentin 146 m2 në Tiranë kam marrë kredi deri në vitin 2033” tha ai.

Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove.

Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit