Ish-zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Sipas medias amerikane, Mike Pence do të nisë fushatën e tij presidenciale javën e ardhshme.
Pence shërbeu si zëvendës president gjatë mandatit të Donald Trump dhe pritet që do shpallë zyrtarisht fushatën e tij më 7 qershor në një fjalim në Iowa.