-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u jep 1 mln lekë në muaj akademikëve (VENDIMI)

Kryesoret

Në të njëjtën ditë që është shkrirë Akademia e Studimeve Albanologjike, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi për shpërblimet për anëtarët e Akademisë së Shkencave. Shpërblimet do të jenë 100 mijë dhe 70 mijë lekë në muaj, i cili do të përfitohet në mënyrë të përhershme nga anëtarët e Akademisë së Shkencave.

“Anëtarët e  Asamblesë  së  Akademisë  së  Shkencave  përfitojnë  një  shpërblim  mujor  të përhershëm, për titullin “Akademik”, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, dhe për titullin “Akademik i asociuar”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë), edhe nëse marrin statusin e anëtarit “Emeritus”.

Dhënia e shpërblimit, sipas pikës 1 të këtij vendimi kryhet nga Akademia e Shkencave dhe përballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion.

Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900 000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, i buxhetit të vitit 2023.

Vendimi nr. 399, datë 27.3.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të rregullt, të anëtarëve të përhershëm dhe të anëtarëve të asociuar të Akademisë së Shkencave”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohet Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2023” thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit