-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet për në 8 qershor seanca për inceneratorin e Elbasanit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në 8 qershor seancën për inceneratorin e Elbasanit. Sot ishte parashikuar mbrojtja. Shkak i shtyrjes ishte fakti që dy të pandehur Bardhyl Cabiri dhe Serafin Papa nuk kishin avokatë.

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i mundshëm i Kokës reduktohet në 6 vjet e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, SPAK kërkoi 4 vjet heqje lirie, duke e konsideruar fajtor për “shpërdorim të detyrës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit