-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri ngelet në burg! Greqia: Po pengohet që të marrë detyrën

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar sërish ashpër kundër vendimit të drejtësisë shqiptare për të lënë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur në Himarë në 14 Maj, por që u arrestua dy ditë përpara procesit për blerje votash. Athina e cilëson të padrejtë vendimin dhe kërkon lirimin e Belerit, që ndodhet në spital për shkak të problemeve me zemrën.

“Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i pushtetit vendor, pasi, siç del nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.

Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore që Beleri të marrë detyrën e tij si kryetar komune. Paraburgimi në vazhdim i Belerit ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në margjinat e takimit joformal ministror të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ministria e Punëve të Jashtme e mban çështjen shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimi në BE” mbyllet reagimi i Athinës zyrtare.

Lirohet shoku! Gjykata e Posaçme lë në burg Fredi Belerin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit