Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Moldavi në Samitin e Komunitetit Politik, një nismë e re e iniciuar nga Presidenti francez, Macron. Kryefjalë në këtë takim ka qenë situata në Kosovë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me liderët e BE-së, ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti serb Vuçiç.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë” shkruan ai.