Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Denito Ruçi, një personazh i njohur, pasi në vitin 2020 e dashura e tij denoncoi, e shtyrë nga ai, abuzimin seksual nga fqinji i saj 72-vjeçar.
Sot, Denito Ruçi alias Gentian Ruçi, është shpallur në kërkim nga blutë e Sarandës pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një person nëpërmjet telefonit.
Emri i Denito Ruçit u bë i njohur në media dhe për Policinë e Shtetit pas zbulimit të historisë së abuzimit seksual të 17-vjeçares nga fqinji i saj. Denito Ruçi pretendonte se është i dashuri i vajzës dhe ishte ai që e shtyu adoleshenten të denonconte përdhunimin nga komshiu.
37-vjeçari është person me precedent penal pasi në të kaluarën ka qenë i dënuar për dëmtime të tjera me dashje dhe prishje të qetësisë publike, ndërkohë që në korrik 2020 u arrestua për dhunë në familje.