Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi sot rinumërimin e votave për kryebashkiak në Elbasan vetëm në 3 prej QV-ve ku raportohet të ketë pasur shkelje gjatë procesit të votimit. Procesi i rinumërimit do të fillojë ditën e hënë në KQZ.
Në këtë bashki votimi dhe numërimi ishte elektronik. Opozita e kontestoi duke deklaruar se procesi kishte parregullsi në aspektin e elektronikës.