Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyet pse dy kryetarët e dy komunave nuk kanë mundur të shkojnë në takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier 2 ditë më parë pas nisjes së tensioneve në veri.
Kurti u shpreh se ata ishin në orar të punës dhe ishte vlerësuar se ajo ditë ishte e rëndësishme.
“Ata u ftuan gjatë orarit të punës. Kjo nuk do të thotë që nuk do t’i takojnë ambasadorët një herë tjetër, por atë ditë ishin në orar pune dhe është vlerësuar se ishte e rëndësishme. Ajo ka qenë një ditë e veçantë, kur prej Lepsoaviçit të shkohet në Prishtinë me të gjitha ato turma rrotull”, ka deklaruar ai.
“Besoj që kryetari Lulzim Hetemi e ka marrë vendimin e duhur që të qëndrojë në zyrë. Kur po sulmohej KFOR-i, Policia e Kosovës e gazetarët, ai është dashur të jetë aty”, ka thënë ai.
Për më shumë, Kurti ka deklaruar që ambasadori do të duhej që t’i vizitojë ata në objektet e komunave.
Sipas tij, katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore, nuk përfaqësojnë partitë. Ai ka thënë se ata duhet t’u shërbejnë qytetarëve, veçanërisht qytetarëve serbë.