Nuk ka liri. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy efektivët Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha, të akuzuar për “korrupsion”. Me kërkesë të prokurorisë gjykata shpallin moskopetencën dhe dosja do i kalojë SPAK-ut.
Dy efektivët e “Shqiponjave” u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e kontrollit policor pasi morën 100 euro ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar.
Ishte një agjent i infiltruar nga AMP që i futi në kurth pas denoncimeve kundër dy policëve. Gjatë arrestimit atyre ju gjetën me vete 1400 euro.