Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga sulmi ndaj 2 shqiptarëve i ndodhur në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Sveçla shkruan se milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri.
Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.
“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.