-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me ambasadoren greke, Bislimi kërkon dënimin e sulmeve të bandave kriminale në veri

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Për mes një njoftimi zyrtar mësohet se në takim u bisedua mbi zhvillimet në veri të Mitrovicës dhe progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit.

Bislimi i kërkoi Zyrës Ndërlidhëse greke dënimin e sulmeve të bandave kriminale në veri.

“Mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit