Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në dalje nga Kuvendi se plumbat e bandave serbe dhe plagosjet e ushtarëve të KFOR dëshmojnë se situata është dramatike.
“Kjo shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes në veriun e Kosovës.
Të paralajmëruar për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në të gjithë qenien, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe.
Edi Rama ka qenë një ndihmës i shpifur, i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pa shpine Kosovës në çdo moment.
Pra mos harroni që Rama është një peng në duart e Vuçiçit” tha Berisha.