-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje me “chevrolet”! Kush e shpëtoi shënjestrën për “fije floku” nga ekzekutimi?

Kryesoret

Një ditë pas parandalimit të vrasjes në Berat janë zbuluar detaje të reja në lidhje me tre atentatorët që janë ende në kërkim. Tre të arratisurit Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora vodhën një motoçikletë në Kosovë dhe morën një makinë tip ‘Chervolet’ me qira për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat. Por ditën që kishin vendosur ta vrisnin, shënjestra nuk udhëtoi drejt Beratit.

Policia i rrethoi, por të tre u arratisën në pyll. Megjithatë u sekuestruan një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore. Policia nuk e publikon emrin e personit që ishte në shënjestër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit