Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste në ”konfront” të KTV-së ka folur edhe për bazat ushtarake që Serbia të cilët ndodhen rreth kufijve të Kosovës.
”Kur ju that që nëse sulmon Serbia forcat tona nuk i bëjnë ballë, unë nuk e di këtë, nuk e kisha paragjyku. Natyrisht që mirë është të kesh ndihmë”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se duhet të besojnë në vete dhe të bëhen ashtu siç e kanë emrin republikë parlamentare.
”Unë besoj që duhet të besojmë në vetën para se me ia dit hallin vetës, hapi i parë është me e besu vetën pas dija hallin vetës. Nëse ia nisim me ia ditë hallin vetit nuk bëhemi bash shtet. E unë po them të bëhemi siç e kemi emrin, Republikë parlamentare”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit nuk ka parashikuar asgjë në lidhje me një mocion potencial të opozitës për ta shkarkuar atë përmes Kuvendit të Kosovës.