-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet titulli dhe zhanri i filmit ku do të shfaqet Olta dhe Luizi

Kryesoret

Jemi njoftuar se Luizi dhe Olta do të kenë një bashkëpunim së bashku, një film ku do të jenë protagonist kryesorë. Nga momenti që ky lajm u bë viral, të gjithë donin të dinin më shumë detaje.

Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

“Në kuadër të dashurisë“, është titulli i filmit, që sic duket i referohet frazës më të famshme ‘në kuadër të lojës’. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanrit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Këto janë detajet e vetme mbi këtë projekt. Ende nuk është zbuluar data e publikimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit