-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentoi për vdekje 38-vjeçarin dhe ia mbathi, arrestohet i riu në Kurbin

Kryesoret

Policia e Lezhës, ka arrestuar Sokrat Rajtën, 35-vjeç pasi disa ditë më parë  përplasi për vdekje një 38-vjeçarin Anton Curkajn, banues në Adriatik i cili po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë: 

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.
Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.
38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit