Arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Në pranga është vënë Joana Duro si dhe një punonjëse tjetër e Ministrisë së Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për shtetasen Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”. Arrestimet në fjalë janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dyshohet për korrupsion.
Kujtojmë se pasditen e sotme, gjatë një aktiviteti, Kryeministri Rama e përmendi gjatë fjalës së tij faktin se një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë, veprim, të cilin e quajti skandaloz dhe e dënoi ashpër.